Në fshatin Mazhaj, njësia administrative Allkaj fermerët kultivojnë më shumë drithrat misër dhe grurë. Prodhimi i marrë këtë vit ka mbetur pa shitur, për shkak të çmimit të ulët të tregut, gruri 22-25 mijë lekë kuintali dhe misri 25-30 mijë lekë kuintali. Sipas fermerëve kostoja është e lartë dhe shlyejnë vetëm shpenzimet.
Fermerët ankohen edhe per kulturat e tjera të kësaj stine që kanë mbjellë në sera ose në fushë, sepse u ka rënë sëmundja.
Edhe pse hasin shpesh me vështirësi fermerët vazhdojnë të punojnë në bujqësi, pasi sipas tyre është një sektor që ia vlen të punosh.
