Zjarret e shumta të ditës së djeshme në territorin e Bashkisë Fier dhe Patos kanë lënë pas një bilanc të frikshëm dëmesh. Sipas Prefektit të Qarkut Lefter Shehaj vetëm në pyllin me pisha në Darëzezë është djegur nga zjarri  280 ha sipërfaqe me pisha, shkurre e toka bujqësore ndërkohë që 45 ha ullishte dhe pemë frutorë janë djegur në zonën e Marglliçit në Patos. Pefekti Shehaj tha që nga mesdita e së premtes kanë qënë aktivë 23 vatra zjarri, ndërkohë që 9 prej tyre kanë marrë përmasa shqetësuese. Shehaj ka pohuar gjithashtu se janë identifikuar nga policia 9 shtetas për zjarrvënie të qëllimshme ndërkohë që 5 prej tyre janë arrestuar, 3 janë proceduar në gjëndje të lirë dhe një është shpallur në kërkim. Prefekti ka theksuar rëndësinë e shtimit të kapaciteteve të shërbimeve zjarrfikëse teksa ka apeluar për të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë djegies së barërave të këqija, pasi rrezikojnë që zjarri t”u dal jashtë kontrollit duke shkaktuar dëme të pallogaritshme. Ndërkohë në pyllin me pisha të Darëzezës ende ka disa vatra të vogla zjarri aktive të cilat nuk kanë rrezik riaktivizimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds