Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar gjatë ditës së sotme edhe për hetimet për 21 janarin.
Ai tha se baza e asaj ngjarje ishte manipulimi i një regjistrimi.
FJALA E BERISHËS
Tani, përsëri do kthehemi tek ikona e drejtësisë të Troplinëve dhe Altin Troplinit, Irena Gjoka. Në mars të vitit 2024, gazeta Ta Nea boton shkrimin se Irena Gjoka është dëbuar nga Greqia.
Me 4 mars 2024, KLGJ nxjerr deklaratë në mbrojtje të Irena Gjokës, fytyra e vërtetë e qeverisë së drejtësisë. Kush ishte kjo? Në atë kohë ka qenë Llagami mos gabohem.
Llagami, e cila për qytetarët deklaron se nuk ka drejtësi,kurse për vete merr me procese të shpejtuara 3 milionë euro shpërblimin për pronat e veta. Natyrisht pronat kanë qenë të familjes, nuk mojohet, por që t’i marrësh ato me një shpejtësi të rrufeshme, vetëm ajo e ka bërë këtë.
Ndaj dhe bënte deklaratë në mbrojtje të Irenës. Me 4.5.2024, gazeta Protothema nxjerr vendimin e gjykatës për dëbimin e Irena Gjokës. Me 7 maj 2024, pra para 20 muajsh, prokuroria deklaron se po nis hetim të thelluar.
Pra, prej 18 muajsh e mban në sirtar hetimin pa asnjë rezultat. E ka futur në turshi. Ky është ligji për këta. Këta janë njerëzit e ligjit, që i paguani ju o qytetarë me rrogat më të lartat në Europë. Ne nuk i kemi votuar kurrë këta. Këta nuk i kemi votuar.
Unë po bëj fjalë për persona, sepse këtu meqenëse doni, absolutisht ka njerëz të ndershëm, njerëz punëtorë, njerëz që kanë dëshirë të bëjnë ligjin.
Do ishte gabim të mendohej se janë të gjithë Troplinë apo Irena Gjokë, por ky është një binom. Troplini mendon Gjokën, vetëm një si Altin Troplini mund të bëjë një gjë të tillë, të pranojë një delinkuente si Irena Gjoka, duke e ditur se diskrediton cdo ditë gjyqtarin, prokurorin, por duke qenë peng që të dy, nuk kanë interesa të tjera, përveç interesave të tyre personale.
Me një fjalë, janë dy faqezinj, që kërkojnë t’u nxijnë faqen të tjerëve. Por të tjerët nuk janë si ata. Të jemi realistë sepse do ishte gabim të mendonim se të gjithë ata punonjës aty kanë moralin e Pojës së Skapit apo të Irena Gjokës.
Me datën 2 maj 2025, gjykata e Janinës lëshon vendimin me vulë apostile jo vetëm për dy dëbimet për Irenës, por edhe për dënimin e saj penal të formës së prerë.
Me datën 5 maj, paraqita këtu para jush vendimin me vulë apostile. Para dyerve të Skapit.
Me datën 5 maj 2025, Irena Gjoka mohon që të jetë dënuar. Pra, a ka më faqezezë se kjo?
Gjykatësja është një figurë jashtëzakonisht e rëndësishme për një shtet. Një grua, një nënë, që heq çdo lloj cipe dhe u thotë medieve që nuk ka qenë kurrë e dënuar.
Unë besoj se nuk ka njeri të ndershëm që mund të pajtohet me një person si kjo, që nuk ka normë, nuk ka standard moral, por mbrohet nga Altin Troplini.
Ajo mohohet që të jetë dënuar apo dëbuar nga Greqia në një intervistë për portalin BIRN. Mos harroni se ky mohim do të thotë dyfishim i krimit të kryer. Sepse fshehja në formularin e vetingut dhe të dekriminalizimit, fshehja tek ILDKPKI, të gjitha këto përbëjnë krime në vetvete secili prej tyre.
Pardje, siç e dëgjuat, një ministër i qeverisë rumune, vend anëtar i BE, dha dorëheqjen vetëm e vetëm se nuk kishte pasqyruar një ndodhi të tij në formularin e deklarimeve në ILDKPKI.
Por natyrisht ai është një ministër, një njeri i qytetëruar që merr përgjegjësi për gabime apo fajin që ka kryer, kurse këtu kemi të bëjmë me kriminelë që fshihen prapa krimeve të tyre dhe mbrohen nga njeriu që paguhet për të mbrojtur qytetarët e tjerë nga krimi.
Pra, nga prokuror, Altin Troplini është shndërruar në avokatin e shpërfytyruar të Irenës me 5 mbiemra.
Së pari, nuk kam përsëritur akuza, kam përsëritur fakte që ju dhe askush në botë nuk mund t’i hedhë poshtë. Është tjetër të formulosh akuza, tjetër të paraqesësh dokumente me vulë apostile.
Vula apostile është dokument zyrtar i pakundërshtueshëm. Në këtë kuadër, unë po i bëj një shërbim shqiptarëve, po u tregoj se çfarë llumi ka në organet e drejtësisë.
Çfarë kriminelësh ka në këto organe. Se si përdorin ligjin dhe hetime për qëllime private dhe personale. Unë besoj se ky është një dokument shum i çmuar dhe kjo do ndjehet.
Janë sot 5 ose 6 rezoluta ndërkombëtare, të organizatave më të fuqishme të qendrës së djathtë që damkosin politizimin dhe përdorimin e kësaj drejtësie si armë.
Dakord, nuk janë të gjithë të kësaj mendje, por gradualisht kjo do zërë vendin e vet sepse e vërteta vonon, por nuk harron. Ata të cilët do njihen dora dorës me këto dokumente, do kenë të njëjtin mendim që ka Sali Berisha.
Atëherë, në qoftë se ju mendoni se një jurist, një gjykatës, një prokuror mbron kriminelin, përdor ligjin për të mbrojtur kriminelin, ndryshon nga një qytetar një kriminel, e keni gabim.
Më i lig është ky se është njeri i ligjit sepse paguhet për të dënuar kriminelin. Ndaj ky është një kontribut dhe mbështetje për drejtësinë. Jam i bindur se çdo gjyqtar i ndershëm që jeton me djersën e tij, turpërohet 100 herë nga Irena Gjoka. Jam i bindur se çdo prokuror i ndershëm turpërohet nga Altin Troplini.
Pra, këtë punë duhet ta bëni ju gazetarët, por unë e bëj edhe për ju se ju u mungon kurajo në shumë raste, por unë u mirëkuptoj…
…Sa herë i keni cituar ju këto dokumente që unë kam paraqitur?
Sa herë janë bërë objekt debati në studiot televizive Altin Troplini me këto që bën?
A ka diskreditim më të madh për figurën e një prokurori se kjo që bën ky?
A ka diskreditim më të madh për figurën e një gjykatëse se ajo që bën ajo?
Pra, nuk është ai që paraqet dokumentet që cenon sistemin, janë ata të cilët poshtërojnë sistemin, që kanë kryer krime dhe mbeten me çdo kusht në sistem.
Troplini e mori vetë përsipër. U vetëofrua për të hapur hetimin paraprak, e bëri vetëm me qëllimin që ta nxjerrë jashtë afateve. E keni lexuar dosjen e Toyota Yaris?
Çfarë bënte Taulant Balla me atë Daupin, i thoshte t’ia çojmë Taos dosjen e makinave të Suel Çelës që ta nxjerrë Tao jashtë afatit.
Të njëjtën gjë bën edhe ky. E merr hetimin paraprak për ta nxjerrë drejt afateve të parashkrimit… ….Sepse duke e shtyrë, vepra parashkruhet. Ky është problemi. Ky e merr në mënyrë që vepra e saj të parashkruhet.
Ka paguar gjysmë milionë euro kjo Gjoka me shumë mbiemra apo e ka urdhëruar Edi Rama, këtë nuk mund ta them, por një njeri që ka minimumin e dinjitetit njerëzor, nuk e bën kurrë këtë.
Sepse aty nuk ka asgjë për hetim, aty janë dokumentet me vulë apostile, asaj i ndërpritet mandati dhe dërgohet për ndjekje penale se ka mashtruar, ka falsifikuar. Kjo është shumë e thjeshtë.
Unë e përdor këtë se është rasti më tipik. Se ç’bëhet pastaj nën rrogoz të tjera, bëhet ajo që merret mandati i Troplinit, vjen mandati i arrestit ndërkombëtar dhe mbahet në xhep nga Altin Troplini nga data 26 prill deri me datën 22 maj.
Dhe me datën 22 maj, Poja i tonelatave kokainë, që ka 4 vjet që kontrollon portin e Durrësit, çan ferrën dhe ikën. Besoj se këto janë akte shumë të rrezikshme për shoqërinë shqiptare.
Ju keni lexuar në dosjen e Toyota Yaris, se si Taulant Balla merr përsipër të shpëtojë jo vetëm paratë, por edhe automjetet e krimit. Dhe Taulant Balla vazhdon të kryesojë grupin e PS. Sepse dosja e Toyota Yaris është me numër 26. Dosja për Taulant Ballës është 26/1 në sirtarin e Altin Troplinit. A është ky në shërbim në krimit?
A nuk është kjo në shërbim të krimit. Ose marr rastin tjetër të tij. Taulant Balla merr urdhër nga Suel Çela që të shkojë në Shkodër bashkë me prokurorin Vath Staka dhe të lirojë dy terroristët që i vendosën tritolin nën shalën e Lulzim Kullës, të cilët mund të vrisnin disa qytetarët nga shpërthimi, dhe Taulant Balla vazhdon të kryesojë grupin e PS sepse Altin Faqeziu e përdor ligjin sipas urdhrit apo interesave të tij private.
Unë nuk po sulmoj drejtësinë, por po sulmoj krimin brenda këtij sistemi. Unë kam respektin më të madh për çdo prokuror, gjykatës, hetues, polic që zbaton ligjin. Së pari, nuk qëndron kjo.
Nuk kam anatemuar asnjë njeri, kam paraqitur dokumente publikut për veprimtarinë kriminale, qoftë të Arben Krajës, qoftë të Altin Troplinit. Nuk është anatemim.
Më thuaj cila nga këto që kam deklaruar për Altin Troplinin nuk është e vërtetë? Unë kam paraqitur para publikut të vërtetat për këtë. Kraja nuk duhet të jetë në detyrë se është bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Është e faktuar kjo. Ai e mohon këtë.
Por po ta lexosh atë që ka shkruar, nuk ka qenë ndonjëherë në parti, ka qenë deputet, ka qenë kandidat për deputet i Partisë së Punës. Por unë nuk e marr këtë akt. Por ai nuk ka pse mashtron. Por ai i përket serisë së Sigurimit të Shtetit. Plus, që ka probleme të tjera të mëdha, por është një kapitull më i veçantë…
…Zotëri, siç e sheh, unë jam këtu dhe njoh çdo institucion të këtij vendi. Më the se janë katër kandidatë.
Nuk kam asnjë lidhje, nuk kam asnjë dijeni për asnjërin prej atyre që do zgjidhet.
Uroj të jetë i pahapur nga krimi, siç ishte Altin Troplini.
Absolutisht unë mbështes çdo prokuror, çdo gjykatës, çdo hetues, çdo polic dhe cilindo që zbaton ligjin.
Unë jam njeri i ligjit.
Besimi im politik është Kushtetuta dhe ligji.
E para nuk kam dijeni se cilat di Ilir Meta më shumë se unë.
Mund të dijë se është normale sepse ju e dini se ajo ngjarje ka në bazë falsifikimin dhe aty fillon, falsifikimin, manipulimin e një regjistrimi të një ish-ministri, të ndjerit Dritan Prifti, i cili për hir të të vërtetës mendoi se mund të më bëjë presion, por unë i thashë sa të dalësh nga dera ime, bëje publike.
Ky jam, nuk mund të më marrë kush peng mua.
Kështu që Ilir Meta mund të ketë gjëra për të sqaruar më shumë se unë në këtë drejtim.
Ai e çoi regjistrimin në një institut italian shumë serioz dhe ata deklaruan se është 28 herë copy-paste, i manipuluar.
E ka bërë Edi Rama me Filip Çakullin.
Shpresoj të merren me seriozitetin më të madh për këtë çështje…
…Kryeprokurori i ri, nuk kam asnjë të dhënë. Nuk kam asnjë lloj preference.
Qëndrimi im varet ka apo nuk ka lidhje me krimin.
Në qoftë se unë sulmoj sot Altin Troplinin, e sulmoj sepse kam identifikuar, kam vërtetuar lidhjet e tij me krimin.
Në qoftë se unë konstatoj një gjë të tillë, unë kurrë nuk mund të flas kundër një njeriu që mund të zbatojë ligjin.
Kanë kohë në sistem. Po pse kanë qenë edhe në kohën time, unë nuk mund të them.
Këtë Krajën unë e kam nxjerrë nga sistemi, por e ka futur në sistem Fatos Nano, i ndjeri.
