Një ngarkesë prej 20 tonë mandarina të kthyera mbrapsht nga kufijtë e bashkimit europian për ngarkesa të larta të pesticideve mbi normat e lejuara do të asgjesohen nga A K U në Divjakë. Drejtori i AKU qarku Fier Zoti Arnold Pashollari është shprehur se kjo ngarkesë manderinash do të asgjësohet pasi është bërë bllokimi nga drejtoria e tatimeve dhe dogana Shqiptare.
Pyetjes në lidhje me praninë e manderinave në tregjet e vendit të cilat mund të kenë ngarkesa të tilla drejtori i aku fier i përgjigjet se është një grup pune i përbashkët me institucionet e tjera përkatëse dhe po marrin mostra në gjithë pikat e qarkut për të zbardhur situatën.