Arrestohet se në gjendje të dehur shtetasi  S. M., 23 vjeç, banues në Lushnjë ngiste automjetin tip “Audi” dhe  ka përplasur automjetin tip “Fiat” me drejtues shtetasin A. V., 51 vjeç, që është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

-M. D., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në lagjen “Skënder Libohova”, gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal, shërbimet e Policisë e kanë konstatuar këtë shtetas, duke ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit (baste sportive në celular);

-B. T., 53 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”njP0JwG8x3k”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *