Një direktivë e re evropiane rinovon disa nga rregullat që zbatohen në vendet anëtare sa i përket marrjes së patentës së shoferit, ndërsa lejon lëshimin e patentës profesionale të kategorisë C për drejtues 18-vjeçarë.

Qëllimi kryesor i direktivës është rritja e sigurisë rrugore dhe ulja e aksidenteve automobilistike, të cilat çdo vit shkaktojnë rreth 20.000 viktima në rrugët e Evropës.
Direktiva e re parashikon futjen e standardeve të reja të trajnimit dhe testimit për marrjen e patentës, si edhe kontrollin mjekësor të detyrueshëm para dhënies së saj.

Ajo vendos ndëshkime më të rrepta për drejtuesit e rinj, vendos afatin e vlefshmërisë së patentave dhe ndryshon plotësisht kuadrin ligjor për shkeljet rrugore të kryera nga shoferë në vende të tjera të Bashkimit Evropian.

Gjithashtu ky plan synon të përballet me një problem të madh që prek mbarë qarkullimin në Evropën dhe mungesën e shoferëve të kamionëve.
Sipas të dhënave të Bashkimit Ndërkombëtar të Transportit Rrugor (IRU), në vitin 2024 mungesa e shoferëve arriti në 3,6 milionë vende të lira pune në 36 vende të studiuara, duke mbetur në të njëjtat nivele me vitin 2023.

Megjithatë, pabarazia në moshë po rritet, duke krijuar një “bombë demografike” në sektorin e transportit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *