Në tetor 2023 u bë një kallëzim në policia nga një grua, e cila kishte rënë pre e një sulmi seksual në qytetin Leicester.
Viktima ishte në një lokal nate me miqtë e saj dhe gjatë mbrëmjes ka takuar një djalë dhe më pas është ndarë nga miqtë e saj.
Viktima dhe personi i identifikuar më pas si 22-vjeçari Redjon Cenaj kanë dalë jashtë, ku i është bashkuar edhe 20-vjeçari Mariglen Ferataj.
Më pas të tre hipën në një taksi e cila i çoi në banesën e viktimës ku ajo u përdhunua. Ishin provat mjekësore dhe pamjet e sigurisë që vërtetuan akuzat ndaj dy të rinjve.
Pamjet treguan se viktima nuk ishte në gjendje të mirë dhe të dyshuarit u panë duke e mbajtur atë. Ferataj u pa duke marrë viktimën dhe duke e vendosur në taksi pasi ajo u rrëzua në dysheme.
Një deklaratë e marrë nga shoferi i taksisë konfirmoi gjithashtu se viktima nuk ishte vigjilente për atë që po ndodhte.
Një test droge gjithashtu zbuloi se viktima ishte pozitive. Të dy u arrestuan më pas disa ditë më vonë dhe gjatë marrjes në pyetje Ferataj pohoi se viktima e dinte se çfarë po ndodhte dhe ndodhi me dëshirën e saj ndërsa Cenaj mohoi të ketë pasur aktivitet seksual.
Pas një gjyqi në Gjykatën e Leicester Crown muajin e kaluar, të pandehurit u shpallën fajtorë për përdhunim.