Përkujtohet sot 81 vjetori i Çlirimit të Lushnjës me homazhe dhe kurora me lule që u vendosën në varrezat e Dëshmorëve, organizuar nga bashkia. Të pranishëm ishin deputetët e PS për Lushnjën Elton Korreshi, Kiduina Zaka, ishkryetari i Kuvendit dhe ish deputeti i PS Namik Dokle, drejtuesi i pushtetit ekzekutiv 1975-1989 Lushnjë Gjergj Velo, veteranë, pasardhës veteranë dhe qytetarë. Kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa u shpreh se vlerëson sakrificën e dëshmorëve lushnjarë për liri.
Lushnja u çlirua në orën 8 të mëngjesit të 18 tetorit 1944. 220 dëshmorë lushnjarë nuk kursyen gjakun dhe rininë e tyre për lirinë e vendit.
