Nën tingujt e muzikës  e vallëzimit  nga grupet e të rinjve e të rejave ,  ka nisur sezoni turistik në vijën bregdetare te Fierit për plazhet Darezezë, Seman  e Pishporo.

Kryebashkiaku Armando Subashi ka pohuar se çdo vit bashkia çel sezonin  turistik me risi.

“Ketu kemi  pyllin me pisha, rërën me jod dhe detin. Ta kthejmë në vendin më të populluar të Shqipërisë”

Nga ana e tij Ministri i  Brendshëm Taulant Balla ka pohuar se forcat e policisë do te jenë prezente në plazhet e Fierit sikunder edhe në  rrugët kryesore por edhe në ato rurale që të çojnë në këto plazhe.

Çelja  e sezonit është shoqëruar me garën kombëtare të kërcimit “Elite Dance Festival” nga 10 grupet më të mira të kërcimit në Shqipëri të cilët konkurruan për  cmimin e madh.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”foMxcbAO7g0″]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds