Heroi i Bondi Beach të Australisë është shprehur se e vetmja gjë që mendonte në momentin që tentoi të ndalonte një nga sulmuesit që u mori jetën 15 personave, ishte se si të shpëtonte më shumë jetë të pafajshme.

“I thash: Ule armën, ndalo atë që po bën”, tha ai.

Ahmedi, i cili u qëllua disa herë nga personi tjetër i armatosur, tha se veprimet e tij shpëtuan shumë njerëz, por ende i vjen keq për njerëzit që humbën jetën.

Një nga autorët, Sajid Akram u qëllua dhe u vra nga policia, ndërsa djali i tij Navid, personi tjetër i armatosur që u shtrua në spital pas sulmit, është akuzuar që atëherë për 59 vepra penale, përfshirë 15 akuza për vrasje dhe një akuzë për sulm terrorist.

“Nuk dua të shoh njerëz të vriten para meje, nuk dua të shoh gjak, nuk dua të shoh njerëz duke bërtitur dhe duke lutur, duke kërkuar ndihmë. Kjo është ajo që shpirti im më kërkoi të bëja”, tha ai.

Në ditët pas të shtënave, Ahmedi mori një çek në shtratin e tij në spital prej 1.7 milion dollarësh, të mbledhura nga dhjetëra mijëra anëtarë të komunitetit të prekur nga veprimet e tij. Ai u qëllua disa herë në shpatull pasi u përball me Sajid Akram dhe iu desh të bënte të paktën tre operacione.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *