Provimi kombëtar për ciklin bazë të arsimit, për klasat e pesta të shkollave 9-vjeçare u mbajt sot në Lushnjë dhe në të gjithë vendin. Janë 8 qendra në rreth, ku 561 nxënës zhvilluan provimin.
Nxënësit me aftësi të kufizuara që frekuentojnë shkollën do të jenë pjesë e tij, por sigurisht nën planin individual edukativ me të cilin punojnë bazuar mbi veçoritë e tyre. Testi ka kombinuar pyetjet nga gjuha shqipe, matematika dhe dituria e natyrës.
11 vjeçarët e shkollës jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” gjithashtu dhanë sot për 1 orë e 30 minuta provimin shoqëruar me emocione.
Mësuesja kujdestare e klasës së pestë Laureta Lame u uron suksese nxënësve në klasën e 6-të.
Kujtojmë që provimi nuk ka nota dhe as penalitete për nxënësit që do të dalin dobët në të.