Ecje në natyrë” është caktuar 11 tetori nga Ministria e Mjedisit. Në këtë kuadër administrata e Zonave të Mbrojtura Fie,r në Parkun Kombëtar Divjakë Karavasta ka organizuar një aktivitet në bashkëpunim me bashkinë Divjakë,  Drejtorinë Arsimore dhe komunitetin e zonës. Qytetarë, nxënës shkollash dhe banorë të Divjakës kanë eksploruar “Shtegun e Pelikanit” një prej destinacioneve më atraktive të pyllit me pisha dhe të lagunës. Në këtë aktivitet që organizohet prej disa vitesh mori pjesë dhe Kreu i bashkisë Divjakë Josif Gorrea. Kjo ditë ecje në natyrë që organizohet çdo vit nga Administrata e Zonave të Mbrojtura shërben përveç të tjerave edhe për të organizuar dhe përmirësuar shërbimet në Parkun Kombëtar Divjakë Karavasta, shprehet Drejtori i AZM Divjakë Fotjon Prençi

Kryetari i bashkisë Divjakë Gorrea vuri theksin tek vlerat atraktive turistike nga më të rrallat në vend, pylli i pishave dhe laguna me 264 lloje shpendësh rë cilat në vetvete bartin vlera edhe në sektorin e bujqësisë.

Qeveria shqiptare 2 vitet e fundit po investon në Lagunën e Karavastasë për të nxjerrë në pah vlerat e papërsëritshme mjedisore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *