1 Qershori është Dita e Fëmijëve në mbarë botën e cila përveç festivitetit që e shoqëron shërben për të sensibilizuar dhe për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojëra festive.
Shkolla jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” festoi sot me një koncert, ku nuk munguan personazhet e dashur të fëmijëve, festën e bukur të 1 Qershorit me vogëlushët që ndjekin kopshtin. Me veshjet me ngjyrat e pranverës më të vegjlit e shkollës “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” e zbukuruan akoma më shumë këtë ditë.
Edukatore Romina uroi vogëlushët për festën e 1 Qershorit dhe u shpërndau çertifikata mirënjohje dhe vlerësimi.
Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925. Dy vjet më pas Festa e 1 qershorit filloi të festohet në të gjithë botën.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”AKmBP-iWv7M”]