1 Maji Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. përkujtohet në Shqipëri dhe në shumë vende të botës. Festa e Punëtorëve synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve.
Për herë të parë 1 maji është festuar në Shqipëri në vitin 1905, kohë kur Shqipëria ende ishte ende pjesë e Perandorisë Osmane. Të paktën kjo shkruhet në librin “Kronikë e lëvizjes punëtore e sindikale në Shqipëri” të autorit Stilian Adhami, publikuar në vitin 1969.
Autori shkruan se me 1 maj të vitit 1905, një grup të rinjsh e 60 punëtorë u organizuan në një manifestim nëpër rrugë dhe një piknik jashtë qytetit të Shkodrës, në urën e Mesit.
Sot në Shqipëri është ditë pushimi. Në Lushnjë kafenetë janë mbushur plot, nuk ka asnjë aktivitet tjetër.
Qytetarët mendojnë që kjo ditë nuk është ditë feste, por proteste.
Dita e Punëtorëve i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin orarin e punës, në 8 orë. Në vitin 1886, një demonstratë e madhe ndodhi në Amerikë, ku punëtorët kërkonin tetë orë punë. Megjithatë, shpejt demonstrata doli jashtë kontrollit dhe në Çikago shumë njerëz u lënduan, mes tyre 7 policë. Ky incident u bë i njohur si Çështja Haymarket dhe shënoi fillimin e Ditës Ndërkombëtare të Punës.
Në Evropë, 1 maji festa e punëtorëve është bërë zyrtare nga ana e delegatëve socialistë të kongresit të Internacionales së dytë në Paris në vitin 1889 dhe ratifikuar në Itali dy vjet më vonë.