Sot është 1 Maji,  Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, dita e protestave për të drejtat e punëtorëve dhe kushte më të mira pune. Në Lushnjë nuk u organizua asnjë prtotestë nga sindikatat, kur dihet tashmë që nga mungesa e vendeve të punës dhe nga kushtet e vështira të punës dhe ekonomike kanë emigruar në masë popullsia dhe sektori që po e vuan më shumë është bujqësia dhe blegtoria.

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, ose Festa e Punëtorëve, është një festë që festohet më 1 Maj të çdo viti, në shumë vende të botës e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës

Kjo ditë i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin orarin 8 orë të punës, paga mesatare të garantuara, siguri dhe mbrojtje në vendin e punës.

Këto protesta nxorën në rrugët e Çikagos në Amerikë mijëra punëtorëve të fabrikave që kërkonin të drejtat e tyre në punë dhe çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në 1866 në Illinois. Protestat u zhvilluan edhe më 1 maj 1867, në të njëjtin qytet. Ndërkohë, incidente të rënda ndodhën në ditët e para të majit 1886 në Çikago, që njihet si kryengritja e Haymarket.

Këto ngjarje arritën kulmin e tyre më 4 maj, kur pas vdekjes së 7 policëve, policia qëlloi mbi demonstruesit duke shkaktuar shumë viktima në radhët e tyre dhe 8 udhëheqësit kryesorë të federatës së punëtorëve gjithashtu vdiqën nga një bombë e hedhur nga policia. Maji u bë simboli i përpjekjeve të punëtorëve për të kërkuar të drejta dhe kushte më të mira pune.

Në Evropë 1 maji festa e punëtorëve është bërë zyrtare nga ana e delegatëve socialistë të Kongresit të Internacionales së Dytë në Paris në vitin 1889 dhe ratifikuar në Itali dy vjet më vonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *