logo

Radio Televizioni 4 Plus - pjese e Galactic Group

Degjo Radion On Line
Programi: muzike popullore


Hyrje | Rreth nesh | Kontakt | Kerko

Ndeshje miqësore në "Roza Haxhiu"

17/03/2018 01:17 Gazetar: Julian Kasapi


Ekipi Kombëtar i moshave deri në 19 vjeç i drejtuar nga traineri Erjon Bogdani do të luajë dy ndeshje miqësore në datat 24 dhe 27 mars.

Ekipi Kombëtar i moshave deri në 19 vjeç i drejtuar nga traineri Erjon Bogdani do të luajë dy ndeshje miqësore në datat 24 dhe 27 mars. Datat e lëna të lira nga Uefa për ndeshje miqësore skuadra kombëtare e të rinjve do t`i luajë në Lushnje në stadiumin “Roza Haxhiu, ndonëse grumbullimi do të jetë në Fier për shkak të kushteve më të përshtatshme të përzgjedhura nga Federata Shqiptare e Futbollit. Tekniku Bogdani ka sjellë në skuadrën e tij për këtë sezon grumbullimi edhe futbollistë të rinj në moshë të vitit 2000 edhe pse duhet të jenë të 99-ës. Stadiumi “Roza Haxhiu” do të presë në Lushnje dy takimet miqësore të kombëtares së të rinjve. Sipas njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit hyrja do të jetë e lirë pa pagesë për të parë dhe mbështetur të rinjtë e Kuq e Zinjve të drejtuar nga Bogdani.




Emri  
E-Mail    
Komenti  
 

Komente

Lajme te Ngjashme
Ndërhyn në përmirësimin e rrugëve 14/07/2018 09:17
Me fonde nga buxheti i saj, bashkia e Lushnjes po nderhyn per te permiresuar infrastrukturen rrugore ne disa zona rurale. Nje prej tyre eshte dhe rruga “Rinia” e Plukut, ku nuk eshte investuar prej vitesh per rruget e brendshme te ketij fshati.
Trafik i rënduar në Lushnje 14/07/2018 09:09
Policia e qarkullimit rrugor duke qenë në lartësinë e detyrës, ka ndëhyrë me profesionalizëm, në lehtësimin e qarkullimit të makinave, si me rrugët dytësore dhe me përdorimin e transportin publik, duke menjanuar perdorimin e mjeteve private.
Shalqin në fushë të hapur 09/07/2018 10:09
Zona e Imshtës e specializuar ndër vite në prodhimin e shalqinit, ku mbillet deri në 400 hektarë me këtë kulturë, goditet nga çmimet e ulta në treg.
Një segment rruge i harruar 09/07/2018 09:05
Rruga që lidh banorët e fshatit Eskaj me rrugën rurale Bubullimë-Kolonje është tjet e amortizuar. Banorët kërkojnë rokonstruksionin e saj.
Pastrohet përroi i Lunjës 03/07/2018 09:40
Ky perrua ne gjatesine prej 5.5 kilometrash nga Ura e mullenjve deri ne Karbunare te Vogel, prej vitesh ka qene harruar dhe shpesh here ka krijuar permbytje jo vetem te tokave bujqesore, por edhe te lagjeve te Karbunares.