Vazhdojnë humbjet e radhës në ekipin e Lushnjes
20/03/2018 12:01
|
Gazetar:
Julian Kasapi
|
Ekipi i Futbollit Lushnja ka shënuar humbjen e tetë në statistikat e futbollit të Superligës për sezonin 2017-2018.
Ekipi i Futbollit Lushnja ka shënuar një tjetër humbje në statistikat e futbollit të Superligës për sezonin 2017-2018 me ndeshjen e javës së 26-të, ku ekipi mik fitori me rezultatin 2-3. Kjo ishte humbja e tetë radhazi në kampionat për skuadrën e drejtuar nga tekniku Dritan Çuko, edhe pse në pjesën e parë shënuan dy herë në portën e durrsakëve. Mikel Canka, që e ka nisur ndeshjen si kapiten skuadre, ka gjetur dy herë rrjetën e portierit Moçka. Në përfundim të pjesës së parë Hila, kapiteni i Teutës, merr një penallti në zonë, vendim i dyshimtë i gjyqtarit, gjithsesi nga pika e bardhë Hila shkurton diferencën në 2-1. Në pjesën e dytë kërkojnë më shumë durrsakët por nuk e kanë forcën të shënojnë para portës lushnjare. Lushnja lëshon terren dhe pëson golin e dytë në të 59 minutë me anë të Gjeorgjezvskit, i cili në një pozicion të prirët me portën godet fort nga rreth 15 metra dhe tund rrjetën. Kampionati i Superligës do të rinisë sërisht pas dy javësh për shkak të impenjimit të Kombëtares në miqësoren me Norvegjinë.
|
Ndërhyn në përmirësimin e rrugëve
14/07/2018 09:17
Me fonde nga buxheti i saj, bashkia e Lushnjes po nderhyn per te permiresuar infrastrukturen rrugore ne disa zona rurale. Nje prej tyre eshte dhe rruga “Rinia” e Plukut, ku nuk eshte investuar prej vitesh per rruget e brendshme te ketij fshati.
|
Trafik i rënduar në Lushnje
14/07/2018 09:09
Policia e qarkullimit rrugor duke qenë në lartësinë e detyrës, ka ndëhyrë me profesionalizëm, në lehtësimin e qarkullimit të makinave, si me rrugët dytësore dhe me përdorimin e transportin publik, duke menjanuar perdorimin e mjeteve private.
|
Shalqin në fushë të hapur
09/07/2018 10:09
Zona e Imshtës e specializuar ndër vite në prodhimin e shalqinit, ku mbillet deri në 400 hektarë me këtë kulturë, goditet nga çmimet e ulta në treg.
|
Një segment rruge i harruar
09/07/2018 09:05
Rruga që lidh banorët e fshatit Eskaj me rrugën rurale Bubullimë-Kolonje është tjet e amortizuar. Banorët kërkojnë rokonstruksionin e saj.
|
Pastrohet përroi i Lunjës
03/07/2018 09:40
Ky perrua ne gjatesine prej 5.5 kilometrash nga Ura e mullenjve deri ne Karbunare te Vogel, prej vitesh ka qene harruar dhe shpesh here ka krijuar permbytje jo vetem te tokave bujqesore, por edhe te lagjeve te Karbunares.
|