logo

Radio Televizioni 4 Plus - pjese e Galactic Group

Degjo Radion On Line
Programi: muzike popullore


Hyrje | Rreth nesh | Kontakt | Kerko

SHENDETESI

12/12/2017 12:00 Gazetar: MIRANDA SHEHU


D.P.SH TAKIM TRAJNUSE

Specialistët e njësisë së anti-korrupsionit pranë DSHP-ve të qarkut Fier këto ditë kanë marrë pjesë në një trajnim për mbledhjen, përpunimin dhe raportimin e ankesave të pacientëve, të organizuar nga Projekti Shëndet për të Gjithë, I financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Trajnimi 2-ditor, i zhvilluar në Tiranë, synon forcimin e aftësive të njësisë së anti-korrupsioni pranë DSHP-së për kuptimin e llojit dhe burimit të ankesës; adresimin e problemit të ngritur, krijimin e një databaze për ankesat, dhe menaxhimin dhe raportimin sa më të mirë të komenteve dhe ankesave që pacientët mund të kenë për shërbimin e ofruar në qendrën e tyre shëndetësore.Që prej vitit 2016, Projekti Shëndet për të Gjithë në kuadër të rritjes së transparencës dhe përgjegjshmërisë ka pajisur qendrat shëndetësore në qarkun Dibër dhe Fier, me këndet e transparencës. Këto kënde përfshijnë: posterin për të drejtat e pacientëve, postin e anti-korrupsionit, pyetësorin për cilësinë e shërbimit dhe kutinë e ankesave, ku pacientët e qendrave shëndetësore shënojnë opinion e tyre në lidhje me shërbimin e ofruar. Komentet dhe ankesat që pacientët shprehin në këto pyetësorë ofrojnë një informacion unik mbi nevojat e tyre dhe cilësinë e shërbimit që marrin, ndërsa diskutimet e hapura mbi këto komente ndihmojnë punonjësit e kujdesit shëndetësor parësor që të kuptojë më mirë problemet e mundshme që mund të ekzistojnë dhe të punojnë për përmirësimin e këtij shërbimi. Opinion i pacientëve në lidhje me shërbimin shëndetësor është I rëndësishëm dhe mund të luajë një rol pozitiv në përmirësim e cilësisë, prandaj një qasje proaktive ndaj komenteve, sugjerimeve apo ankesave të tyre është shumë e rëndësishme. Në kuadër të kësaj, njësitë e anti-korrupsionit, të ngritura pranë DSHP-ve përkatëse, përfshi atë të Matit, I mbledhin dhe analizojnë këto ankesa, me qëllim ofrimin e zgjidhjeve qw përmirësojnw shërbimin e kujdesit shëndetësor parësor. Projekti Shëndet për të Gjithë, i cili financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe po zbatohet në qarqet Dibër dhe Fier, po i mbështet këto njësi nëpërmjet trajnimeve të ndryshme, me fokus forcimin e kapaciteteve dhe njohurive.




Emri  
E-Mail    
Komenti  
 

Komente

Lajme te Ngjashme
Ndërhyn në përmirësimin e rrugëve 14/07/2018 09:17
Me fonde nga buxheti i saj, bashkia e Lushnjes po nderhyn per te permiresuar infrastrukturen rrugore ne disa zona rurale. Nje prej tyre eshte dhe rruga “Rinia” e Plukut, ku nuk eshte investuar prej vitesh per rruget e brendshme te ketij fshati.
Trafik i rënduar në Lushnje 14/07/2018 09:09
Policia e qarkullimit rrugor duke qenë në lartësinë e detyrës, ka ndëhyrë me profesionalizëm, në lehtësimin e qarkullimit të makinave, si me rrugët dytësore dhe me përdorimin e transportin publik, duke menjanuar perdorimin e mjeteve private.
Shalqin në fushë të hapur 09/07/2018 10:09
Zona e Imshtës e specializuar ndër vite në prodhimin e shalqinit, ku mbillet deri në 400 hektarë me këtë kulturë, goditet nga çmimet e ulta në treg.
Një segment rruge i harruar 09/07/2018 09:05
Rruga që lidh banorët e fshatit Eskaj me rrugën rurale Bubullimë-Kolonje është tjet e amortizuar. Banorët kërkojnë rokonstruksionin e saj.
Pastrohet përroi i Lunjës 03/07/2018 09:40
Ky perrua ne gjatesine prej 5.5 kilometrash nga Ura e mullenjve deri ne Karbunare te Vogel, prej vitesh ka qene harruar dhe shpesh here ka krijuar permbytje jo vetem te tokave bujqesore, por edhe te lagjeve te Karbunares.