logo

Radio Televizioni 4 Plus - pjese e Galactic Group

ARSIM

29/07/2017 05:11 Gazetar: MIRANDA SHEHU


ipas Koalicionit për Arsimin e Fëmijëve, aktualisht 1 në 3 fëmijë rrezikon të mos shkojë në shkollë.

Kjo është arsyeja pse ky koalicion, përmes një peticioni i kërkon partive politike dhe qeverisë ta kthejë arsimin në prioritet të politikave dhe të rrisë me 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto buxhetin për këtë sektor. Sipas Koalicionit për Arsimin e Fëmijëve, në Shqipëri nga 300.000 fëmijë që ndjekin arsimin parauniversitar, mbi 100 mijë prej tyre rrezikojnë të ngelen pa shkollë, për shkak të varfërisë ekstreme. Zyrtarisht, thotë KAF, 40% e popullsisë jeton në kushte varfërie, 28% e fëmijëve janë përfitues të ndihmës ekonomike, 50 mijë fëmijë punojnë për të siguruar mbijetesën e tyre, 44% e fëmijëve hanë vetëm një vakt ushqimor dhe 64% e fëmijëve me nevoja të veçanta nuk shkojnë në shkollë. Sipas Koalicionit, Shqipëria investon 3.3% të PBB-së për arsimin, shifër kjo nën standardin ndërkombëtar dhe atij rajonal, që cënon arsimin publik dhe gjithëpërfshirjen. Ata thonë se, nëse garantohet 6% e PPB për arsimin, akses në arsimin publik do të kenë edhe fëmijët e varfër, si dhe do të ulet niveli i analfabetizmit dhe braktisja e mësimit.




Emri  
E-Mail    
Komenti  
 

Komente

Lajme te Ngjashme
EKONOMI 09/10/2017 10:20
Shtrëngoni rripat! Vijnë taksat e reja të shtëpive, ja sa do paguani…
SHQIPERI -ITALI 09/10/2017 10:34
Jemi vëllezër, por jo të të njëjtit gjak!
LUSHNJE 06/10/2017 10:34
BULEVARDI “SHËTITORJA E PALMAVE” PA NDRICIM
BASHKIA LUSHNJE 06/10/2017 08:57
KASHARAJ SHKOLLA E SHKATËRRUAR
DIVJAKE 05/10/2017 02:56
NE SHK. “CERMË PROSHKË” ENDE VIJONË PROTESTAT