logo

Radio Televizioni 4 Plus - pjese e Galactic Group

Spitali i Lushnjes në ditë e urgjencave

11/06/2018 11:16 Gazetar: Julian Kasapi


Gjashtë persona kanë pasur nevojën e ndërhyrjeve kirurgjikale nga mjekët e stafit të këtij spitali dhe asnjë jetë nuk u humb falë gatishmërisë dhe prezencës së mjekëvë kirurgë, infermirëve dhe drejtuesve.

Spitali “Isan Çabej” në Lushnje, edhe pse nuk a ka statusin e një spitali rajonal, mund të quhet me plot gojën si një i tillë. Jo vetëm për shërbimet që ofron, por edhe pëe popullsinë që mbulon me gati 200 mijë banorë. Edhe pse ka akoma për të bërë, në këtë spital funksionojnë të gjithë pavionet e një spitali modern. Dita e djeshme, nga të dhënat e marra ka qënë mëse e lodhshme dhe e mbushur me ngjarje që kanë pasur nevojën e shërbimeve të këtij spitali. Kështu gjatë ditës së djeshme e deri pas mesnatës së mbrëmshme në këtë spital janë trajtuar një numër i madh traumash nga aksidentet e ndodhura. Gjashtë persona kanë pasur nevojën e ndërhyrjeve kirurgjikale nga mjekët e stafit të këtij spitali dhe asnjë jetë nuk u humb falë gatishmërisë dhe prezencës së mjekëvë kirurgë, infermirëve dhe drejtuesve. Ndërkohë mjeku përgjegjës për bankën e gjakut Lushnje thekson nevojën e dhurimit vullnetare të gjakut.




Emri  
E-Mail    
Komenti  
 

Komente

Lajme te Ngjashme
Ndërhyn në përmirësimin e rrugëve 14/07/2018 09:17
Me fonde nga buxheti i saj, bashkia e Lushnjes po nderhyn per te permiresuar infrastrukturen rrugore ne disa zona rurale. Nje prej tyre eshte dhe rruga “Rinia” e Plukut, ku nuk eshte investuar prej vitesh per rruget e brendshme te ketij fshati.
Trafik i rënduar në Lushnje 14/07/2018 09:09
Policia e qarkullimit rrugor duke qenë në lartësinë e detyrës, ka ndëhyrë me profesionalizëm, në lehtësimin e qarkullimit të makinave, si me rrugët dytësore dhe me përdorimin e transportin publik, duke menjanuar perdorimin e mjeteve private.
Shalqin në fushë të hapur 09/07/2018 10:09
Zona e Imshtës e specializuar ndër vite në prodhimin e shalqinit, ku mbillet deri në 400 hektarë me këtë kulturë, goditet nga çmimet e ulta në treg.
Një segment rruge i harruar 09/07/2018 09:05
Rruga që lidh banorët e fshatit Eskaj me rrugën rurale Bubullimë-Kolonje është tjet e amortizuar. Banorët kërkojnë rokonstruksionin e saj.
Pastrohet përroi i Lunjës 03/07/2018 09:40
Ky perrua ne gjatesine prej 5.5 kilometrash nga Ura e mullenjve deri ne Karbunare te Vogel, prej vitesh ka qene harruar dhe shpesh here ka krijuar permbytje jo vetem te tokave bujqesore, por edhe te lagjeve te Karbunares.