logo

Radio Televizioni 4 Plus - pjese e Galactic Group

Degjo Radion On Line
Programi: muzike popullore


Hyrje | Rreth nesh | Kontakt | Kerko

Filloi sezoni i provimeve

05/06/2018 10:58 Gazetar: Julian Kasapi


Provimi i gjuhës së huaj është i pari nga provimet e maturës shtetërore. Këtë vit në Lushnje janë ulur për të testuar njohuritë e tyre në gjuhën e huaj 1323 maturantë në të gjithë rrethin.

Për maturantët e gjithë vendit ka nisur sot procesi i testimit të tyre në lëndën e gjuhës së huaj. Provimi i gjuhës së huaj është i pari nga provimet e maturës shtetërore. Këtë vit në Lushnje janë ulur për të testuar njohuritë e tyre në gjuhën e huaj 1323 maturantë në të gjithë rrethin. Provimi ka nisur në kushte të rrepta sigurie ku kontrollorët kanë lejuar nxënësit vetëm me një stilolaps dhe një shishe ujë me vete. Procesi i hyrjes së nxënësve ka përfunduar në kohën e duhur dhe në orën 10 paradite është hapur zarfi me pyetjet e hartuara nga komisioni i provimeve në ministri. Zyra arsimore Lushnje ka marrë masat e duhura që ky provim të shkojë sipas rregullave. Kështu në mëngjes është hedhur shorti në sallën e Qendrës Kulturore “Vaçe Zela” dhe sipas shortit administruesit dhe sekretuesit kanë shkuar nëpër pikat e përcaktuara më parë nga kjo zyrë. Sipas drejtoreshës së Zyrës Arsimore Lushnje, zonjës Brunilda Dhamo, këtë vit ndryshe nga të tjerët janë përzgjedhur sipas urdhëresave të ministrisë kryesisht palestrat e shkollave dhe po vijon procesi normalisht.




Emri  
E-Mail    
Komenti  
 

Komente

Lajme te Ngjashme
Ndërhyn në përmirësimin e rrugëve 14/07/2018 09:17
Me fonde nga buxheti i saj, bashkia e Lushnjes po nderhyn per te permiresuar infrastrukturen rrugore ne disa zona rurale. Nje prej tyre eshte dhe rruga “Rinia” e Plukut, ku nuk eshte investuar prej vitesh per rruget e brendshme te ketij fshati.
Trafik i rënduar në Lushnje 14/07/2018 09:09
Policia e qarkullimit rrugor duke qenë në lartësinë e detyrës, ka ndëhyrë me profesionalizëm, në lehtësimin e qarkullimit të makinave, si me rrugët dytësore dhe me përdorimin e transportin publik, duke menjanuar perdorimin e mjeteve private.
Shalqin në fushë të hapur 09/07/2018 10:09
Zona e Imshtës e specializuar ndër vite në prodhimin e shalqinit, ku mbillet deri në 400 hektarë me këtë kulturë, goditet nga çmimet e ulta në treg.
Një segment rruge i harruar 09/07/2018 09:05
Rruga që lidh banorët e fshatit Eskaj me rrugën rurale Bubullimë-Kolonje është tjet e amortizuar. Banorët kërkojnë rokonstruksionin e saj.
Pastrohet përroi i Lunjës 03/07/2018 09:40
Ky perrua ne gjatesine prej 5.5 kilometrash nga Ura e mullenjve deri ne Karbunare te Vogel, prej vitesh ka qene harruar dhe shpesh here ka krijuar permbytje jo vetem te tokave bujqesore, por edhe te lagjeve te Karbunares.