logo

Radio Televizioni 4 Plus - pjese e Galactic Group

Degjo Radion On Line
Programi: Dance Music


Hyrje | Rreth nesh | Kontakt | Kerko

TEATRI KOMBËTAR

26/09/2017 10:04 Gazetar: MIRANDA SHEHU


Në Teatrin Kombëtar/ Rozi Kostani vjen me “Vdes siç vdes një vend”: Shfaqja vjen me një të vërtetë të madhe

Ne shpesh herë gjendemi në situata kur shajmë vendin tonë. Në fakt s’ka faj vendi, në fakt e kemi fajin ne. Ne e bëjmë këtë vend shterpë. Sepse pjesa fillon; asnjë grua nuk lindi fëmijë… “Ky vend është makthi ynë. Do na vdesë, do na çbëjë. Si do shpëtojmë? Na pi gjakun, na pi. Nuk më lë më të fele, më ka vjedhur gjumin. Si mund të jetohet pa gjumë? Nuk do jetojmë… Gjithë sperma re burrës nuk do mjaftonte të ngjallte atë të çarëzën e trupit nga nis jeta njerëzore…” Është ky një fragment nga vepra që na njeh me “Vdes, siç vdes një vend”. Një psikanalizë letrare nga autori grek Dimitris Dimitriadis për vendin, konktretisht Greqinë, që ka humbur identitetin e saj dhe po dekompozohet ngadalë. Kjo vepër është përkthyer në gjuhë skenike, pra në një shfaqje teatri nga Rozi Kostani, e cila është e angazhuar edhe si regjisore, por edhe si aktorja kryesore. Premiera e shfaqjes u dha mbrëmjen e enjte, në 21 shtator dhe do vazhdojë të shfaqet për publikun shqiptar deri në 24 shtator. Rozi Kostani ka përzgjedhur aktorët Alfred Trebicka, Rozi Kostani, Violeta Trebicka, Ina Morinaj, Benada Mulla, Silvio Goskova, Lejda Celi, Artan Skenderasi, Kesina Lami, Arild Stafa, Jona Hoxha, Armando Mehmeti Me regji te Rozi Kostani




Emri  
E-Mail    
Komenti  
 

Komente

Lajme te Ngjashme
EKONOMI 09/10/2017 10:20
Shtrëngoni rripat! Vijnë taksat e reja të shtëpive, ja sa do paguani…
SHQIPERI -ITALI 09/10/2017 10:34
Jemi vëllezër, por jo të të njëjtit gjak!
LUSHNJE 06/10/2017 10:34
BULEVARDI “SHËTITORJA E PALMAVE” PA NDRICIM
BASHKIA LUSHNJE 06/10/2017 08:57
KASHARAJ SHKOLLA E SHKATËRRUAR
DIVJAKE 05/10/2017 02:56
NE SHK. “CERMË PROSHKË” ENDE VIJONË PROTESTAT