logo

Radio Televizioni 4 Plus - pjese e Galactic Group

Maturantët përfundojnë provimin e matematikës.

15/06/2018 09:13 Gazetar: Julian Kasapi


Qysh në orët e para të mëngjesit nga ana e zyrës arsimore Lushnje u ndanë detyrat për drejtuesit dhe kontrolluesit që kaluan në të 11 ambjentet ku u mbajtën provimet.

Maturantët e të gjithë vendit i janë nënshtruar provimit të tretë të maturës shtetërore 2017-2018. Edhe në rrethin e Lushnjes ishin marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e provimit. Qysh në orët e para të mëngjesit nga ana e zyrës arsimore Lushnje u ndanë detyrat për drejtuesit dhe kontrolluesit që kaluan në të 11 ambjentet ku u mbajtën provimet. Nxënësit janë ulur në banka të vetëm dhe me një shishe ujë si dhe mjetin e identifikimit.Testi i nisur nga ministria për provimin e matematikës u hap në orën 10 paradite. Provimi ka zgjatur 2 orë e 30 minuta për këtë lëndë dhe me masa të larta sigurie që të mos kishte abuzime dhe aludime. Provimet e radhës dhe i fundit për maturën shtetërore 2017-2018 do të jenë në datën 20 për provimin me zgjedhje, i cili do te testojë dijet ne fusha që kanë perzgjedhur vetë maturantët.




Emri  
E-Mail    
Komenti  
 

Komente

Lajme te Ngjashme
Ndërhyn në përmirësimin e rrugëve 14/07/2018 09:17
Me fonde nga buxheti i saj, bashkia e Lushnjes po nderhyn per te permiresuar infrastrukturen rrugore ne disa zona rurale. Nje prej tyre eshte dhe rruga “Rinia” e Plukut, ku nuk eshte investuar prej vitesh per rruget e brendshme te ketij fshati.
Trafik i rënduar në Lushnje 14/07/2018 09:09
Policia e qarkullimit rrugor duke qenë në lartësinë e detyrës, ka ndëhyrë me profesionalizëm, në lehtësimin e qarkullimit të makinave, si me rrugët dytësore dhe me përdorimin e transportin publik, duke menjanuar perdorimin e mjeteve private.
Shalqin në fushë të hapur 09/07/2018 10:09
Zona e Imshtës e specializuar ndër vite në prodhimin e shalqinit, ku mbillet deri në 400 hektarë me këtë kulturë, goditet nga çmimet e ulta në treg.
Një segment rruge i harruar 09/07/2018 09:05
Rruga që lidh banorët e fshatit Eskaj me rrugën rurale Bubullimë-Kolonje është tjet e amortizuar. Banorët kërkojnë rokonstruksionin e saj.
Pastrohet përroi i Lunjës 03/07/2018 09:40
Ky perrua ne gjatesine prej 5.5 kilometrash nga Ura e mullenjve deri ne Karbunare te Vogel, prej vitesh ka qene harruar dhe shpesh here ka krijuar permbytje jo vetem te tokave bujqesore, por edhe te lagjeve te Karbunares.