logo

Radio Televizioni 4 Plus - pjese e Galactic Group

Degjo Radion On Line
Programi: muzike popullore


Hyrje | Rreth nesh | Kontakt | Kerko

ARSIMIMI

26/10/2017 09:28 Gazetar: MIRANDA SHEHU


Aksesi në mësimin cilësor për të gjithë

Arsimi cilësor u ofron fëmijëve mundësinë të realizojnë potencialin e tyre të plotë duke u dhënë atyre njohuri, aftësi, dhe vlera që atyre u duhen për të bërë një jetë më të mirë. Një vit më tepër shkollimi rrit të ardhurat me 10% Një vit më tepër shkollim nga një vajzë ul fertilitetin me 10 përqind. Fëmijët nga nënat me arsim të mesëm ose të lartë kanë dyfish gjasa për të mbijetuar mbas moshës 5 vjeç sesa fëmijët nga nënat të cilat janë të paarsimuara. Fuqizimi nëpërmjet arsimimit është një nga elementët më kryesorë kundër rreziqeve të mëmësisë. Një fëmijë e gjinisë femër e cila arrin nivele të larta arsimimi ka më shumë gjasa të ngelet shtatëzanë në një moshë të mëvonshme dhe të kërkojë kujdes shëndetësorë dhe mbështetje. Arsimimi cilësor është kritik për të krijuar mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët që në anën tjetër mund të ulin pabarazinë dhe të promovojë barazinë gjinore. Arsimimi mbështet aksesin për trajtim dhe ndihmon në luftën kundër stigmave dhe diskriminimit. Edukimi ndihmon marrjen e vendimeve që plotësojnë nevojat e të tashmes pa prekur ato të brezave të ardhshme. Edukimi cilësor është themelor për ndryshimin e vlerave, sjelljeve dhe qëndrimeve që sjellin zhvillim të qëndrueshëm.Aksesi në shkollim dhe mësim cilësor është një e drejtë bazë. Asnjë fëmijë nuk duhet të lihet pa shkollimin përkatës. Ata që janë më shumë në rrezik janë mw tw marxhinalizuar nga familjet e varfra, prindërit e divorcuar, zonat gjeografikisht të izoluara, me aftësi të kufizuara, grupet etnike-kulturore, si Romët dhe Egjiptianët, veçanërisht vajzat e reja.Aksesi në edukim që është i një cilësie të ulët është njësoj si të mos të ketë edukim fare. Nuk ka kuptim që të ofrosh mundësi për një fëmijë të marxhinalizuar të regjistrohet në shkollë nëse cilësia e mësimit është aq e ulët sa fëmija mos të mësoj të shkruaj dhe të lexoj apo edhe të numërojë, ose të dështojë të përfitojë aftësitë dhe vlerat kyçe për jetën. Arsimimi i përshtatshëm u jep mundësi të gjithë fëmijëve të përmbushin potencialin e tyre të plotë.Fëmijët shqiptarë e braktisin shkollën për një numër arsyesh përfshi faktoret jashtw sistemit shkollorw (sociale: pabarazitë në strehim/imigrimin/etj.; kulturore: numri i fëmijëve në familje/niveli arsimor i prindërve/ mentaliteti patriarkal/diskriminimi gjinor/etj.; ekonomike: papunësia e prindërve/kostot e shkollimit/etj.) dhe faktorwt e sistemit shkollore (arsimore: kushtet e papërshtatshme të të mësuarit/mësues jo dashur/ mungesa e tualeteve/dhuna/tallja në klasë/etj). Përveç braktisjes së shkollës nga fëmijët (shkuan por e braktisën), ka gjithashtu fwmijet jashtw sistemit shkollor (që kurrë s’kanë shkuar), që ngelen ‘të padukshëm’ në statistikat Niveli i braktisjes në rang kombëtar ka rënë (nga 0.46 përqind në 2009 në 0.37 përqind në 2013; MAS), ndërsa INSTAT raporton 1.05 përqind të fëmijëve që nuk shkojnë në shkollë (2012). Por akoma, statistikat kombëtare fshehin disa pabarazi dhe pasaktësi. Mjetet standard për mbledhjen e të dhënave dhe procedurat e raportimit nuk janë të zhvilluara plotësisht në të gjithë sektorët dhe mekanizmat e koordinimit dhe llogaridhënies duhet të fuqizohen më tej.




Emri  
E-Mail    
Komenti  
 

Komente

Lajme te Ngjashme
Ndërhyn në përmirësimin e rrugëve 14/07/2018 09:17
Me fonde nga buxheti i saj, bashkia e Lushnjes po nderhyn per te permiresuar infrastrukturen rrugore ne disa zona rurale. Nje prej tyre eshte dhe rruga “Rinia” e Plukut, ku nuk eshte investuar prej vitesh per rruget e brendshme te ketij fshati.
Trafik i rënduar në Lushnje 14/07/2018 09:09
Policia e qarkullimit rrugor duke qenë në lartësinë e detyrës, ka ndëhyrë me profesionalizëm, në lehtësimin e qarkullimit të makinave, si me rrugët dytësore dhe me përdorimin e transportin publik, duke menjanuar perdorimin e mjeteve private.
Shalqin në fushë të hapur 09/07/2018 10:09
Zona e Imshtës e specializuar ndër vite në prodhimin e shalqinit, ku mbillet deri në 400 hektarë me këtë kulturë, goditet nga çmimet e ulta në treg.
Një segment rruge i harruar 09/07/2018 09:05
Rruga që lidh banorët e fshatit Eskaj me rrugën rurale Bubullimë-Kolonje është tjet e amortizuar. Banorët kërkojnë rokonstruksionin e saj.
Pastrohet përroi i Lunjës 03/07/2018 09:40
Ky perrua ne gjatesine prej 5.5 kilometrash nga Ura e mullenjve deri ne Karbunare te Vogel, prej vitesh ka qene harruar dhe shpesh here ka krijuar permbytje jo vetem te tokave bujqesore, por edhe te lagjeve te Karbunares.