logo

Radio Televizioni 4 Plus - pjese e Galactic Group

PARIS FRANC

02/10/2017 10:50 Gazetar: MIRANDA SHEHU


Kulla “Eiffel” pret vizitorin e 300 miliontë

Kulla “Eiffel” është gjallëruar nga muzika dhe është veshur për festë, ndërsa pret vizitorin e saj të 300 miliontë, që kur është hapur në vitin 1889.Do të ketë muzikë në kopshtin e saj. Në katin e dytë, ambienti do të jetë po ashtu i shndritshëm dhe në majë të kullës, atmosfera do të jetë më romantike me një trio flautesh.Ajo u përurua rreth 130 vite më parë dhe vazhdon të tërheqë turma të mëdha vizitorësh. Është një prej monumenteve më të njohura në botë dhe vetëm vitin e kaluar u vizitua nga 5.8 milionë njerëz.Po ashtu, “Eiffel” është monumenti më i vizituar me pagesë në botë, me njerëzit që ngjiten nëpër shkallët e pafundme të saj, ose marrin ashensorin për t’u ngjitur në njërin nga 3 nivelet e saj.Sidoqoftë, ajo nuk ka qenë gjithnjë kaq popullore. Kur nisi ndërtimi, në korrik të vitit 1887, një grup prej rreth 300 artistësh, skulptorësh dhe arkitektësh u dërguan një peticion autoriteteve, ku kërkonin ndalimin e ndërtimit të kullës, sipas tyre “qesharake”.Fatmirësisht autoritetet i injoruan ankesat e tyre dhe kulla, përveçcse është shndërruar në simbolin e Francës, është bërë e njohur për pothuajse çdo banor të globit.




Emri  
E-Mail    
Komenti  
 

Komente

Lajme te Ngjashme
EKONOMI 09/10/2017 10:20
Shtrëngoni rripat! Vijnë taksat e reja të shtëpive, ja sa do paguani…
SHQIPERI -ITALI 09/10/2017 10:34
Jemi vëllezër, por jo të të njëjtit gjak!
LUSHNJE 06/10/2017 10:34
BULEVARDI “SHËTITORJA E PALMAVE” PA NDRICIM
BASHKIA LUSHNJE 06/10/2017 08:57
KASHARAJ SHKOLLA E SHKATËRRUAR
DIVJAKE 05/10/2017 02:56
NE SHK. “CERMË PROSHKË” ENDE VIJONË PROTESTAT