logo

Radio Televizioni 4 Plus - pjese e Galactic Group

BULLIZMI NE SHKOLLA

08/11/2017 12:46 Gazetar: MIRANDA SHEHU


ARSIMI : PASOJAT E BULLIZMIT NË SHKOLLA

Në terren m’u desh të shihja reagimet ndaj një fëmije që qante nëse e përjashtonin nga grupi i lojës duke e etiketuar “i llastuar” apo nëse një nxënës me të cilin duhej të punohej shumë vihej në lojë vazhdimisht për veshët, aknet në fytyrë, tashmë bullizmi nuk është më një fjalë e huaj, të gjithë në një formë apo tjetrën kemi dëgjuar diçka mbi këtë fenomen, kaq prezent dhe shqetësues në shkollat tona. Të flasësh duke u bazuar vetëm në informacionet teorike që merr në shkollë apo internet diferencon shumë nga ajo çfarë mund të flasë një nga aktorët e shkollës, që ndeshet çdo ditë në një prej formave të bullizmit mes fëmijëve në cdo moment të dëgjojnë veshët tallje nga më të ndryshmet për njërit tjetrin. Shumica e këtyre adoleshentëve nuk pranojnë të prononcohen, por e pranojnë se në shkollë ka plot shok ose shoqe që I tallin. Bullizëm do të thotë kryerje e sjelljeve agresive dhe të pa dëshirueshme mes nxënësve të moshës shkollore, të cilat përfshijnë mungesë reale ose imagjinare të balancës mes tyre Normalisht që prindërit, stafi i shkollës si mësuesit apo psikologu/ia apo kujdestarë të fëmijëve mund të bëjnë shumë për këtë gjë.Pikë së pari, duhet të dimë se si t’ju flasim fëmijëve për bullizmin, të sigurohemi që ata e kanë kuptuar çdo të thotë bullizëm dhe të kuptojnë se në asnjë moment nuk duhet ta pranojnë atë.Nëse duam të ndihmojmë fëmijët, atëherë duhet të përpiqemi të jemi edhe shokët e tyre, të tregojmë interes për jetën e tyre shkollore, aktivitetet e përditshme, shokët, ecurinë e çdo dite apo edhe shqetësimet e tyre.Të inkurajojmë fëmijët të bëjnë atë çfarë ju pëlqen është diçka që prindërit dhe mësuesit po e harrojnë shpesh, duke u kthyer në një garë prindërish e mësuesish, fëmijët janë ata që nuk zgjedhin thuajse asnjëherë çfarë realisht pëlqejnë e më pas ndeshen me reagimet e pritshmërive të tyre nëse nuk janë aty ku duhet!Po sikur të mund t’ju modelojmë fëmijëve se si mund të trajtojnë të tjerët me mirësjellje dhe respekt, dihet tashmë që fëmijët modelojnë sjelljet që shohin.




Emri  
E-Mail    
Komenti  
 

Komente

Lajme te Ngjashme
Ndërhyn në përmirësimin e rrugëve 14/07/2018 09:17
Me fonde nga buxheti i saj, bashkia e Lushnjes po nderhyn per te permiresuar infrastrukturen rrugore ne disa zona rurale. Nje prej tyre eshte dhe rruga “Rinia” e Plukut, ku nuk eshte investuar prej vitesh per rruget e brendshme te ketij fshati.
Trafik i rënduar në Lushnje 14/07/2018 09:09
Policia e qarkullimit rrugor duke qenë në lartësinë e detyrës, ka ndëhyrë me profesionalizëm, në lehtësimin e qarkullimit të makinave, si me rrugët dytësore dhe me përdorimin e transportin publik, duke menjanuar perdorimin e mjeteve private.
Shalqin në fushë të hapur 09/07/2018 10:09
Zona e Imshtës e specializuar ndër vite në prodhimin e shalqinit, ku mbillet deri në 400 hektarë me këtë kulturë, goditet nga çmimet e ulta në treg.
Një segment rruge i harruar 09/07/2018 09:05
Rruga që lidh banorët e fshatit Eskaj me rrugën rurale Bubullimë-Kolonje është tjet e amortizuar. Banorët kërkojnë rokonstruksionin e saj.
Pastrohet përroi i Lunjës 03/07/2018 09:40
Ky perrua ne gjatesine prej 5.5 kilometrash nga Ura e mullenjve deri ne Karbunare te Vogel, prej vitesh ka qene harruar dhe shpesh here ka krijuar permbytje jo vetem te tokave bujqesore, por edhe te lagjeve te Karbunares.