logo

Radio Televizioni 4 Plus - pjese e Galactic Group

Degjo Radion On Line
Programi: muzike popullore


Hyrje | Rreth nesh | Kontakt | Kerko

Lajme të mira për Karbunarën

15/06/2018 09:51 Gazetar: Julian Kasapi


Kryeministri u shpreh se kjo rrugë e premtuar nga deputeti Gramoz Ruçi për Karbunarën do të bëhet.

Më në fund vjen një lajm i mirë nga pushteti vendor për lagjen e Karbunarës. Duket se pas vizitës së fundit të kreut të qeverisë shqiptare në Lushnje në kuadër të turit të llogaridhënies, do të ketë bum ivestimesh për këtë lagje të harruar në gjashtë vjet qeverisjeje. Ankesave të bëra nga qytetarë e banorë kryeministrit Edi Rama, ka shtuar vëmendjen e pushtetit vendor. Së pari sot ka nisur të vihen në punë punonjësit e ndërmarrjes së pasurive publike për të ndërtuar për një pjesë të kësaj lagjeje një vendgrumbullimi për mbetjet urbane. Buzë përroit të Lunjës, sot nisën të vijnë materialet për ndërtimin e parë. Bëhet fjalë për një vendgrumbullim mbetjesh që mungonte në këtë pjesë të banuar nga rreth 2000 banorë dhe që më parë akoma edhe sot nuk ka një kosh për depozitimin e mbetjeve. Kryeministri u shpreh se kjo rrugë e premtuar nga deputeti Gramoz Ruçi për Karbunarën do të bëhet.




Emri  
E-Mail    
Komenti  
 

Komente

Lajme te Ngjashme
Ndërhyn në përmirësimin e rrugëve 14/07/2018 09:17
Me fonde nga buxheti i saj, bashkia e Lushnjes po nderhyn per te permiresuar infrastrukturen rrugore ne disa zona rurale. Nje prej tyre eshte dhe rruga “Rinia” e Plukut, ku nuk eshte investuar prej vitesh per rruget e brendshme te ketij fshati.
Trafik i rënduar në Lushnje 14/07/2018 09:09
Policia e qarkullimit rrugor duke qenë në lartësinë e detyrës, ka ndëhyrë me profesionalizëm, në lehtësimin e qarkullimit të makinave, si me rrugët dytësore dhe me përdorimin e transportin publik, duke menjanuar perdorimin e mjeteve private.
Shalqin në fushë të hapur 09/07/2018 10:09
Zona e Imshtës e specializuar ndër vite në prodhimin e shalqinit, ku mbillet deri në 400 hektarë me këtë kulturë, goditet nga çmimet e ulta në treg.
Një segment rruge i harruar 09/07/2018 09:05
Rruga që lidh banorët e fshatit Eskaj me rrugën rurale Bubullimë-Kolonje është tjet e amortizuar. Banorët kërkojnë rokonstruksionin e saj.
Pastrohet përroi i Lunjës 03/07/2018 09:40
Ky perrua ne gjatesine prej 5.5 kilometrash nga Ura e mullenjve deri ne Karbunare te Vogel, prej vitesh ka qene harruar dhe shpesh here ka krijuar permbytje jo vetem te tokave bujqesore, por edhe te lagjeve te Karbunares.