logo

Radio Televizioni 4 Plus - pjese e Galactic Group

Skëndërbeu -Lushnja 3-1

12/03/2018 01:52 Gazetar: Julian Kasapi


Skuadra e lushnjes ka luajtur javën e 24-të të kampionatit, në transfertën e vështirë me kreun e renditjes Skënderbeun, ku në Korçë ka humbur me rezultatin 3-1.

Skënderbeu ka fituar një sfidë që nuk mund të ishte e vështirë për vetë cilësitë që ka në përbërje ky ekip. Korçarët e mposhtën Lushnjën e vendit të fundit në shifrat 3-1, ditën e shtunë në Korçë. Lushnjarët kanë shënuar një gol me anë të Sefës, në fund të pjesës së parë duke e shkurtuar rezultatin në 2-1. Pavarësisht pozicionit në fund të tabelës së rezultateve ekipi ynë u paraqit në fushën e blertë pa komplekse ndaj kryesuesëve të kampionatit. Në këto 12 javë të mbetura futbollistët lushnjarë do luajnë si të barabartë mes të barabartëve. Diten e merkure verdhë-jeshilët do të presin në shtëpi skuadrën e Laçit, ndërsa të dielën, po në shtëpi skuadren e Teutës. Dy ndeshje pranë e pranë në stadiumin tonë i motivojnë ekipin për të kërkuar fitoren, duke kënaqur kështu tifozët e zjarrtë, të cilët nuk e kanë braktisur skuadrën e tyre, duke i mbushur shkallët e stadiumit, gjë e rrallë për stadiumet e tjera. Le të shpresojmë tek fitorja, pavarësisht momenteve të të vështira qe po kalon skuadra.




Emri  
E-Mail    
Komenti  
 

Komente

Lajme te Ngjashme
Ndërhyn në përmirësimin e rrugëve 14/07/2018 09:17
Me fonde nga buxheti i saj, bashkia e Lushnjes po nderhyn per te permiresuar infrastrukturen rrugore ne disa zona rurale. Nje prej tyre eshte dhe rruga “Rinia” e Plukut, ku nuk eshte investuar prej vitesh per rruget e brendshme te ketij fshati.
Trafik i rënduar në Lushnje 14/07/2018 09:09
Policia e qarkullimit rrugor duke qenë në lartësinë e detyrës, ka ndëhyrë me profesionalizëm, në lehtësimin e qarkullimit të makinave, si me rrugët dytësore dhe me përdorimin e transportin publik, duke menjanuar perdorimin e mjeteve private.
Shalqin në fushë të hapur 09/07/2018 10:09
Zona e Imshtës e specializuar ndër vite në prodhimin e shalqinit, ku mbillet deri në 400 hektarë me këtë kulturë, goditet nga çmimet e ulta në treg.
Një segment rruge i harruar 09/07/2018 09:05
Rruga që lidh banorët e fshatit Eskaj me rrugën rurale Bubullimë-Kolonje është tjet e amortizuar. Banorët kërkojnë rokonstruksionin e saj.
Pastrohet përroi i Lunjës 03/07/2018 09:40
Ky perrua ne gjatesine prej 5.5 kilometrash nga Ura e mullenjve deri ne Karbunare te Vogel, prej vitesh ka qene harruar dhe shpesh here ka krijuar permbytje jo vetem te tokave bujqesore, por edhe te lagjeve te Karbunares.