logo

Radio Televizioni 4 Plus - pjese e Galactic Group

SIGURACIONET E MAKINAVE ULEN

25/08/2017 08:07 Gazetar: MIRANDA SHEHU


Siguracionet, kompanitë ulin çmimet me 20 %, ja sa kushton sot një policë

Kompanitë e sigurimit kanë ulur sot me të paktën 20% primet për sigurimin e detyrueshëm motorik (TPL-Sigurimi i Detyrueshëm i Mbajtësit të Mjetit Motorik për Përgjegjësinë Civile ndaj Palëve të Treta).Ashtu sikurse një vit më parë kur primet u rritën me të paktën 25 %, duket se këtë herë kemi një tërheqje duke i ulur pak a shumë në të njëjtën masë.Nga të dhënat e siguruara nga kompanitë sot një policë për mjetet me kubikazh deri në 1600 cm3 dhe më e re se 10 vite shitet 14 mijë lekë ndërkohë që më herët ky çmim mesatarisht në treg ishte 17.500 lekë.Për një mjet me të njëjtën fuqi motorike por që është e barabartë ose më e vjetër se 10 vite primi sot është rreth 14 500 lekë ndërkohe që më herët ishte rreth 18 000 lekë.Për mjetet me kubikazh 1600-2500 cm3 dhe me vjetërsi më të vogël se 10 vite primi i sigurimit ishte rreth 18 000 lekë ndërkohe që sot i njëjti prim shitet rreth 14 500 lekë.Për një mjet me vjetërsi të barabartë ose më të madhe se 10 vite primi që shkruhet nga kompanitë është rreth 15 000 lekë ndërkohë që më herët ky prim kishte një mesatare prej 18 500 lekë.Për mjetet që kanë një kapacitet motorik mbi 2500 cm3 dhe janë më të reja se 10 vite, pra pas 2007, primi i ri është 15 000 lekë ndërkohe që më herët ishte 19 000 lekë Për mjetet me të njëjtin kapacitet por me vjetërsi më të madhe se 2007 primi i sotshëm është 15 000 lekë ndërkohë që më herët ishte rreth 19 500 lekë.Në gushtin e 2016-ës kompanitë e sigurimit në një lëvizje të unifikuar rritën primin e sigurimit motorik brenda ditës në masën 25%. Kjo shkaktoi një reagim të gjerë në publik ndërkohe që vuri në lëvizje edhe Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare e cila deklaroi se nuk mund të ndërhynte në çmimet që kishin vendosur kompanitë pasi tregu ishte I liberalizuar.Në fund AMF vendosi t’i ndëshkonte ato me gjoba për shkak se nuk kishin njoftuar në kohë për ndryshimin e primit të sigurimit.Qysh nga liberalizimi i tregut të sigurimit, që nga vetë AMF, është konsideruar një proces që ndodhi herët dhe me probleme, kompanitë kanë pasur luhatje drastike të primeve ku fillimisht kishim një konkurrencë të hapur me çmime minimale. Kjo solli si efekt rënien e pagesës së dëmeve bruto.Më pas AMF vendosi një prim mesatar risku tregu duke ju kërkua kompanive që të mos vendosin prime nën këtë dysheme në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëria e treguesve financiarë.




Emri  
E-Mail    
Komenti  
 

Komente

Lajme te Ngjashme
EKONOMI 09/10/2017 10:20
Shtrëngoni rripat! Vijnë taksat e reja të shtëpive, ja sa do paguani…
SHQIPERI -ITALI 09/10/2017 10:34
Jemi vëllezër, por jo të të njëjtit gjak!
LUSHNJE 06/10/2017 10:34
BULEVARDI “SHËTITORJA E PALMAVE” PA NDRICIM
BASHKIA LUSHNJE 06/10/2017 08:57
KASHARAJ SHKOLLA E SHKATËRRUAR
DIVJAKE 05/10/2017 02:56
NE SHK. “CERMË PROSHKË” ENDE VIJONË PROTESTAT