logo

Radio Televizioni 4 Plus - pjese e Galactic Group

Degjo Radion On Line
Programi: muzike popullore


Hyrje | Rreth nesh | Kontakt | Kerko

Lushnja humbet matematikisht nga superjorja

16/04/2018 10:42 Gazetar: F. K.


Ndeshja me Flamurtarin ishte mundesia e fundit.

Tifozët e Lushnjës kanë filluar me kohë ironit në rrjetet sociale për gjëndjen e ekipit. Si gjithmon asnjë reagim nga të ‘ mëdhenjtë’ që u bë kohë dhe pa i parë nëpër tribuna. Ashtu sikur sot , në një ndeshje kundër Flamurtarit , në të gjith sezonin loja nuk grrici , sepse kjo Lushnjë këtë vit ka qënë më e dobta e gjith historisë së sajë. Pa manaxhim , pa mbështetje , pa shumë lekë , me rroga ujsjellsi etj etj … Dështimi i kësaj Lushnjë e ka një emër dhe të gjith e dinë . Njërëz që drejtojnë këtë ekip skan asnjë lidhje me futbollin. Nënkryetari Bashkisë me deklaratat e tijë nga Super Sporti na premtoi asaj kohe Lushnjën e traditës , Lushnjën që nuk do dorzoheshe kaq kollaj . Por ndodhi e kundërta , pamë këtë sezon një Lushnjë pa pik dëshire dhe pa pik interesi. Merkato e gabuar dhe me lojtarë të kategorisë së parë, premtime boshe, mbushën gazetat me lajme dhe me premtime , por në fund nuk po shohim dikë që të kërkoj falje , dikë që ti japi drejtim kësaj situate që ka larguar mijra tifozë . Tifozë që presin përher ndonjë lajm të mirë , ndonjë lajm për privatizimin e ekipit , por më kot … ka gjasa që kjo mos të ndodhë herët. Lushnja ra nga Superliga dhe ky nuk përbën shum lajm , por që të tallesh me ndjenjat e një populli futbolldashës si Lushnja kjo ska kuptim. Kjo është poshtëruese dhe mbi të gjitha është mospërfillje. KF Lushnja , ngjyrat verdhjëjeshil zor se do zhduken nga memoria e çdo tifozi por JU që drejtoni dhe që jeni protagonistë negativ do mbaheni mënd si të tillë , si ata që prishën futbollin , si ata të babzitur që hëngrët taksat e një populli të urtë Lushnjar.




Emri  
E-Mail    
Komenti  
 

Komente

Lajme te Ngjashme
Ndërhyn në përmirësimin e rrugëve 14/07/2018 09:17
Me fonde nga buxheti i saj, bashkia e Lushnjes po nderhyn per te permiresuar infrastrukturen rrugore ne disa zona rurale. Nje prej tyre eshte dhe rruga “Rinia” e Plukut, ku nuk eshte investuar prej vitesh per rruget e brendshme te ketij fshati.
Trafik i rënduar në Lushnje 14/07/2018 09:09
Policia e qarkullimit rrugor duke qenë në lartësinë e detyrës, ka ndëhyrë me profesionalizëm, në lehtësimin e qarkullimit të makinave, si me rrugët dytësore dhe me përdorimin e transportin publik, duke menjanuar perdorimin e mjeteve private.
Shalqin në fushë të hapur 09/07/2018 10:09
Zona e Imshtës e specializuar ndër vite në prodhimin e shalqinit, ku mbillet deri në 400 hektarë me këtë kulturë, goditet nga çmimet e ulta në treg.
Një segment rruge i harruar 09/07/2018 09:05
Rruga që lidh banorët e fshatit Eskaj me rrugën rurale Bubullimë-Kolonje është tjet e amortizuar. Banorët kërkojnë rokonstruksionin e saj.
Pastrohet përroi i Lunjës 03/07/2018 09:40
Ky perrua ne gjatesine prej 5.5 kilometrash nga Ura e mullenjve deri ne Karbunare te Vogel, prej vitesh ka qene harruar dhe shpesh here ka krijuar permbytje jo vetem te tokave bujqesore, por edhe te lagjeve te Karbunares.